Për aplikimin në studimet pasuniversitare është e nevojshme dorëzimi i rekomandimeve. Studentët duhet të paraqesin emrat dhe informatat kontaktuese për rekomanduesit e tyre drejtpërdrejtë në aplikim. Fakultetit merr një email me një formular online në lidhje me plotësimin e rekomandimeve. Rekomanduesit mund të hedhin informacionet ose të shkruajnë direkt në kutinë e tekstit të dhënë.
Numri i rekomandimeve:
Shumica e fushave kërkojnë dy ose tre letra rekomandimi. Ju lutem kontrolloni kërkesat e pranimit në fushën që jeni të interesuar.
Rekomanduesit:
Për aplikantët e M.A. dhe M.Sc.: Rekomandimi duhet të dorëzohet nga pedagogët e fakultetit në të cilin keni studiuar ose nga institucioni që jeni i punësuar aktualisht. Në qoftë se puna nuk është aktuale, kontrolloni nëse fusha e punësimit të mëparshëm mund të jetë e pranueshme ose jo me fushën për të cilën ju kërkoni rekomandimin.
Për aplikantët e Masterit Profesional: Rekomandimi mund të paraqitet nga pedagogët e fakultetit apo nga udheheqesit e punës tuaj profesionale. Kontaktoni fakultetin që jeni te interesuar, për udhëzime të veçanta.