Si të aplikojmë?

A.    APLIKIMI STUDENTËVE

Studenti që e ka vendosur se cilin program dëshiron të bëjë kërkesë (aplikojë), paraqitet tek zyra e përzgjedhjes dhe  pranimit dhe plotëson formularin e aplikimit. Përgatit një dosje, e cila do t’i dërgohet sekretarisë të departamentit përkatës. Sekretaria e departamentit përkatës i dorëzon Komitetit Shkencor dosjen e plotësuar të studentit kandidat. Vendimi i pranimit të Komiteti Shkencor, kalon në fakultetin përkatës dhe në Zyrën e Koordinimit të Programeve Master.   

      * Dokumentet që duhet të gjenden brenda dosjes, që do t’i dorëzohen Komitetit Shkencor:

·         Fotokopje e diplomës “Bachelor”.

·         Lista e notave origjinale (Transkript).

·         CV.

·         Letër motivimi me jo më pak se 250 fjalë, ku shpjegon arsyen se pse do të kryejë studimet “Master” në këtë degë.

·         Formulari i aplikimit (bashkë me një fotografi).

·         Studimet që ka kryer më përpara (Bachelor+program studimi) si dhe lloji i punës (fakultative)


B.    REGJISTRIMI

Studentët që shpallen fitues duhet të plotësojnë dokumentet e nevojshme dhe duhet t'i paraqitin ato tek Zyra e Sekretarisë Mësimore. Plotësimi i këtyre dokumentave bën të mundur përfundimin e procesit të regjistrimit.

Dokumentet që do i dorëzohen Zyrë së Sekretarisë Mësimore:

1.     Formulari i aplikimit.

2.      Letër pranimi.

3.      CV (Shqip).

4.      Fotokopje e noterizuar e diplomes universitare.

5.      Listë notash të studimeve bachelor.

6.      Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.

7.      6 fotografi.

8.      Fatura e pagesës.

9.      Leje qëndrimi (për studentët e huaj).