FAZA E DIPLOMIMIT
Komiteti Shkencor i fakultetit përkatës vlerëson nëse studenti diplomohet apo jo dhe informon sekretarinë mësimore. Pas rezultatit të suksesshëm, studenti, personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të zgjedhur prej tij (me anë të një prokure të noterizuar) mund të fillojë shkëputjen nga Universiteti.
Shkëputja nga Universiteti do të realizohet pasi studenti të përgatisë dhe të dorëzojë në sekretarinë mësimore dokumentet e mëposhtme. Pasi të jetë miratuar, mund të merret nga sekretaria mësimore vërtetim i përkohshëm diplomimi.
Dokumentet e nevojshme për diplomim:
- Formulari i ndërprerjes së lidhjeve me universitetin me numër BU-FRM-010-031-AL, i marrë nga sekretaria mësimore, duhet të firmoset nga financa, sekretaria mësimore, biblioteka, përgjegjësi i departamentit, dekani i fakultetit përkatës dhe dekani i studentëve.
- Dorëzimi i kartës së studentit, të dhënë nga Universiteti.
- Tri kopje të tezës në formë të lidhur.
* Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) bazuar në nenin numër 48 të rregullores për ndjekjen e studimeve “Master”, duhet që të gjitha procedurat e ndërprerjes së studimeve ti mbyllë brenda një muaji.