Çdo aplikant duhet të paraqesë një deklaratë të qëllimit pse dëshiron të studiojë në atë degë që ka zgjedhur. Letra e motivimit është mundësia juaj për të ndihmuar vlerësuesit të kuptojnë më mirë objektivat tuaja akademike dhe për të përcaktuar nëse fusha për të cilin po aplikoni është zgjedhja më e mire për ju.
Gjatësia dhe Formati:
Deklarata duhet të jetë një ose dy faqe, të përfshijë emrin tuaj të plotë dhe fushën e propozuar të studimit, në krye të secilës faqe. Ju lutem përdorni një standard dhe madhësi të shkronjave të tilla që të krijojnë lehtësim në lexim.
Subjekti:
Deklarata e qëllimit duhet të përfshijë arsyet e zgjedhjes së punimit të diplomimit dhe një shpjegim të interesave tuaja akademike, duke përfshirë edhe lidhjen e tyre me studimin tuaj universitar dhe qëllimet profesionale.
Disa fusha kërkojnë që ju të adresoni pyetje të veçanta në deklaratën tuaj të qëllimit. Ju lutemi kontrolloni nëse fusha juaj përmban këto kërkesa.