Një tezë ose disertacion është një dokument kërkimor i dorëzuar për marrjen e suksesshme të një diplomë akademike ose kualifikimi profesional, i cili paraqet kërkimin dhe gjetjet shkencore të autorit. Në këtë kontekst, fjala "tezë" është përdorur për pjesën e programeve Bachelor dhe Master, ndërsa fjala "disertacion" është përdorur zakonisht për programin e Doktoraturës. Disertacione dhe tezat mund të konsiderohen si literaturë gri.
Ndërlikueshmëria dhe / ose cilësia që kërkohet për punimin e tezës ose të disertacionit mund të ndryshojnë nga vendi, universiteti dhe / ose programi, për këtë arsye, periudha minimale e nevojshme për studim, mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në kohëzgjatje.
Fjala “Disertacion” mund të përdoret në kohë të ndryshme për të përshkruar një traktat dhe kjo nuk ka lidhje me marrjen e një diplomë akademike. Termi “Tezë” është përdorur edhe për t'iu referuar termit të përgjithshëm të një eseje ose një pune të ngjashme.