
Mirësevini në Zyrën e Koordinimit të Programeve Master në Kolegjin Universitar Bedër!
Studimet pasuniversitare kanë qenë pjesë e përvojës së Kolegji Universitar Bedër, që nga themelimi i tij në vitin 2011. Zyra Koordinuese e Programeve Master është një zyrë që ofron përkrahje intelektuale, mbështetje të ngrohtë dhe një komunitet aktiv në 10 fusha studimi.
Sipas planit, studimet pasuniversitare në Kolegji Universitar Bedër janë ndër-disiplinore dhe integruese. Studentët tanë zotërojnë fleksibilitet të konsiderueshëm, liri dhe pavarësi në programet e tyre akademike. Studentët marrin një rol aktiv në përcaktimin e programeve të tyre mësimore nën udhëheqjen e një komiteti të përcaktuar nga departamentet përkatëse.
Studentët të cilët përfitojnë nga programet tona, janë të apasionuar në fushën e tyre të studimit. Shumë prej tyre përfitojnë bursa në rang kombëtar dhe janë të njohur për kërkimet dhe angazhimet e tyre publike dhe kanë dhënë kontribute origjinale dhe të rëndësishme në disiplinat e tyre.
Në Kolegji Universitar Bedër, ne besojmë se studentët e masterit në masë të madhe përmirësojnë jetën intelektuale të shkollës dhe ne jemi të përkushtuar për t'ju ndihmuar ju në arritjen e suksesit, studimet dhe kërkimet tuaja. Kolegji Universitar Bedër ka një shumëllojshmëri programesh që janë projektuar për t'ju ndihmuar në arritjen e suksesit në studimet tuaja.
Edhe një herë, mire se erdhët në Zyrën e Koordinimit të Programeve Master, ju uroj suksese në fillimin e studimeve tuaja pasuniversitare.
Dr. Arti Omeri
Përgjejës i Zyrës së Koordinimit të Programeve Master