Certifikata në Gjuhën Angleze

Kandidatët të cilët dëshirojnë të vazhdojnë masterin duhet të kenë certifikatën e mbrojtjes së gjuhës angleze të miratuar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë. Vendimi i ministrisë dhe provimet e pranuara të gjuhës angleze janë si më poshtë:


 

Udhëzim për njohjen e testimeve dhe çertifikimeve të gjuhës angleze

13/12/2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

UDHËZIM NR. 14, DATË 28.3.2011

Për njohjen e testimeve dhe çertifikimeve për gjuhën angleze për programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë në mbështetje të nenit 102 të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 9741, date 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” , i ndryshuar,

UDHËZOJ:

1. Përcaktimin e listës së testeve të gjuhës angleze të njohura ndërkombëtarisht (shih shtojcën), si kërkesë për përfundimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të tretë të ofruara në institucionet e arsimit të lartë.

3. Njohjen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) të testeve ndërkombëtare të gjuhës angleze të përcaktuara në shtojcën 1.

4. Përcaktimin e nivelit minimal të pranueshëm të kompetencës gjuhësore, si më poshtë vijon:

a) NIVELI B2 - ( kompetencë operative e mjaftueshme gjuhësore ) - për programet e ciklit të dytë "Master Profesional".

b) NIVELI C1 - ( kompetencë operative e kenaqshme gjuhësore ) - për programet e ciklit të dytë "Master i Shkencave" dhe për studimet e ciklit të tretë.

SHTOJCË

Lista e testeve të gjuhës angleze, të njohura ndërkombëtarisht, në zbatim të të Ligjit nr. 9741, date 21.05.2007 "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë" , i ndryshuar

  • CAMBRIDGE ESOL - University of Cambridge Examinations
  • IELTS - International English Language Testing System
  • TOEFL - Test of English as a Foreign Language
  • TOEIC - Test of English for International Communication
  • MICHIGAN-TEST
  • PTE GENERAL -Pearson Test of English General

Pelase clik to see exams' equivalences