RRETH

Kolegji Universitar BEDËR

Mirësevini në Zyrën e Koordinimit të Programeve Master në Kolegjin Universitar Bedër!​

Studimet pasuniversitare në programet Master kanë qenë dhe janë pjesë e përvojës së Kolegji Universitar Bedër, që
nga themelimi i tij në vitin 2011. Zyra e Koordinimit të Programeve Master është një zyrë që ofron përkrahje
intelektuale, mbështetje të ngrohtë dhe një komunitet aktiv në 10 programe studimi.
Sipas planit, studimet pasuniversitare në Kolegjin Universitar Bedër janë ndër-disiplinore dhe integruese.
Studentët tanë kanë fleksibilitet të konsiderueshëm, liri dhe pavarësi në programet e tyre akademike. Studentët
marrin një rol aktiv në përcaktimin e programeve të tyre mësimore nën udhëheqjen e një komiteti shkencor të
përcaktuar nga departamentet përkatëse.
Studentët të cilët përfitojnë nga programet tona, janë të apasionuar në fushën e tyre të studimit. Shumë prej tyre
përfitojnë bursa në rang kombëtar dhe janë të njohur për kërkimet dhe angazhimet e tyre publike dhe kanë dhënë
kontribute origjinale dhe të rëndësishme në disiplinat e tyre.
Në Kolegjin Universitar Bedër, ne besojmë se studentët e programeve të masterit në masë të madhe përmirësojnë
jetën intelektuale të shkollës. Ndaj ne jemi të përkushtuar për t'ju ndihmuar ju studentë që ndiqni këto programe
në arritjen e suksesit, në studimet dhe kërkimet tuaja.  Kolegji Universitar Bedër ka një shumëllojshmëri
programesh që janë projektuar për t'ju ndihmuar në arritjen e suksesit në studimet tuaja.
Edhe një herë, Mirë se erdhët në Zyrën e Koordinimit të Programeve Master, ju urojmë suksese në fillimin e
studimeve tuaja pasuniversitare!

 

Prof. Asocc. Dr. Ilirjana Kaceli
Përgjegjës i Zyrës së Koordinimit të Programeve Master