Procedura e mbrojtjes

a. Emërimi i këshilltarit akademik dhe zgjedhja e temës së tezës


Këshilltari akademik dhe zgjedhja e temës bëhen në fillim të semestrit të III për programin e “Masterit shkencor” dhe në fillim të semestrit të II për programin e “Masterit profesional”. Për këtë arsye duhet të plotësohen nga tre formularë me numër BU-FRM-010-033-AL, të cilët pasi të firmosen nga këshilltari akademik, përgjegjësi i deparatamentit dhe dekani, dorëzohen te sekretaria mësimore. Një formular e mban studenti dhe një tjetër fakulteti. Departamenti me anë të një vendimi lajmëron fakutetin për këshilltarin akademik dhe temën. Fakulteti ia përcjell Komitetit Shkencor dhe njofton sekretarinë mësimore të “Masterit”. Sekretaria mësimore, këto emra dhe tema i publikon tek adresa www.mco.beder.edu.al

 

b. Propozimi i tezës


Studenti i miratuar për mbrojtjen e tezës, e përgatit atë sipas udhëzimeve të procedurës së përgatitjes së tezës të universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër). Për programin e “Masterit shkencor” në fund të semestrit të tretë dhe për “Masterin profesional” në fund të semestrit të dytë të përgatitë propozimin e titullit të tezës sipas udhëzimeve të formularit me numër BU-FRM-010-029-AL dhe pasi e miraton nga këshilltari akademik, ia dorëzon sekretarisë mësimore.

 

c. Shkrimi i tezës


Studenti i miratuar e përgatit atë sipas rregullave të shkrimit të tezës së universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër).


d. Dorëzimi i tezës, shqyrtimi paraprak dhe përcaktimi i datës së mbrojtjes


 Studenti, që ka mbaruar tezën, duhet t’i dorëzojë një kopje në mënyrë elektronike sekretarisë mësimore të universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër)  kërkon vlerësimin e saj. Sekretaria mësimore e universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër) kontrollon sipas rregullave përkatëse nëse janë ndjekur hapat e duhur apo jo, bën studimin e tezës nga ana formale. Nëse ka pjesë, që duhen ndryshuar, informon studentin dhe kërkon ndryshimin e tyre. Studenti që ka mbaruar rregullimet  e tezës, përgatit tri kopje të lidhura dhe plotëson dy kopje të formularit me numër BU-FRM-010-030-AL, të cilat pasi i firmos këshilltari akademik, ia dorëzon sekretarisë mësimore. Sekretaria mësimore ia dorëzon tezat departamentit përkatës, së bashku me formularin shqyrtues.

 

e. Ngritja e jurisë së mbrojtjes së tezës


Përgjegjësi i departamentit përkatës përcakton tre anëtarë jurie për tezën e ardhur në departament. Këtë vendim ua përcjell anëtarëve të jurisë dhe sekretarisë mësimore. Gjithashtu, informon fakultetin.

 

f. Arritja e tezës te juria



Departamenti ia përcjell tezat anëtarëve të jurisë. Në këtë pjesë mund të marrë ndihmë nga studentët e degës. Përgjegjësat e departamenteve i japin Formularin e raportit të ekzaminimit të tezës anëtarëve të jurisë BU-FRM-010-040-AL.


g. Mbrojtja e tezës



Përgjegjësi i  departamentit përcakton datën dhe orën e mbrojtjes së tezës, të cilën ia bën të ditur studentit, si edhe anëtarëve të jurisë. Në ditën, vendin dhe orën e caktuar, anëtarët e jurisë duhet të jenë gati që të marrin studentët në provimin e mbrojtjes. Provimi në universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) kryhet sipas rregullores së bazuar në nenin numër 15. Në fund të provimit, anëtarët e jurisë, pasi të kenë plotësuar dhe firmosur formularin e vlerësimit të provimit të tezës BU-FRM-010-031-AL, duke i bashkëngjitur dhe raportin e përgatitur, ia dorëzojnë ato përgjegjësit të departamentit.


h. Rezultati i provimit të mbrojtjes



Pas provimit, përgjegjësi i departamentit informon me shkrim sekretarinë mësimore për vlerësimin e jurisë. Vlerësimin përfundimtar ia përcjell fakultetit. Studentët me rezultate jo të suksesshme vazhdojnë procedurën e diplomimit. Kohëzgjatja për të bërë ndryshimet e tezës nga studenti është një deri në tre muaj. Brenda kësaj kohe duhet të bëjë dorëzimin e tezës përsëri.


i. E drejta e kohëzgjatjes së tezës



Studenti, i cili nuk ka arritur ta përfundojë në kohë tezën, ose që ka vlerësim jo të suksesshëm ka të drejtë ta shtyjë atë deri në tri herë. Studenti që nuk e dorëzon atë brenda këtij afati, humb të drejtën e mbrojtjes së tezës.


j. Dorëzimi në universitet i tezës në formë të lidhur



 Studenti me rezultate të suksesshme, bën tri kopje të saj brenda një afati një mujor. Këto kopje duhet të përfshijnë kopertinën, formatin A4, fletën e miratimit dhe përmbledhjen. Përveç kësaj edhe dy CD ( në formatin PDF ose folder ) dhe së bashku me formularin me numër BU-FRM-010-032-AL i dorëzon ato në sekretarinë mësimore.
Emri i dosjeve elektronike duhet të jetë kështu:
emër_mbiemër_teza_viti.pdf
emër_mbiemër_përmbledhja_tr.pdf
emër_mbiemër_ përmbledhja_en.pdf
emër_mbiemër_përmbledhja_al.pdf