Sekretaria mësimore

Sekretaria mësimore është pjesë integrale e procesit arsimor në Kolegji Universitar  Bedër. Misioni i saj është të ofrojë shërbime të ndryshme për të gjithë studentët e regjistruar që vazhdojnë studimet universitare, si dhe për ata që kanë përfunduar studimet dhe janë diplomuar.

Sekretaria mësimore ndihmon në lehtësimin e jetës studentore gjatë periudhës së studimeve, si edhe pas diplomimit, në varësi të kërkesave. Kjo zyrë është përgjegjëse për menaxhimin e procesit të regjistrimit të studentëve. Gjithashtu ajo merret me rregullimin, monitorimin dhe arkivimin e çdo regjistrimi, informacionin, dokumentin ose listen zyrtare të notave, lidhur me studentët.

Ajo siguron përfshirjen e formave dhe të dokumenteve në sistemin e menaxhimit të informacionit dhe përditësimin e tyre nëse është e nevojshme. Në bashkëpunim me njësitë e tjera, kontribuon në menaxhimin e marrëdhënieve me studentët përmes sistemit të automatizuar.

 

Specialiste e Zyrës së Sekretarisë Mesimore

Norga SULO

 

Adresa Rr.” Jordan Misja”, Tiranë- Albania

E-mail [email protected]

Tel +355 4 24 19 200

Fax +355  4 24 19 333