Mirësevini Nga Drejtori

Mirësevini në Zyrën e Koordinimit të Programeve Master SHL“Hëna e Plotë” (Bedër)!

Studimet pasuniversitare kanë qenë  pjesë e përvojës së Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër), që nga themelimi i tij në vitin 2011. Zyra Koordinuese e Programeve Master është një zyrë që ofron përkrahje intelektuale, mbështetje të ngrohtë dhe një komunitet aktiv në 14 fusha  studimi.

Sipas planit, studimet pasuniversitare në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) janë ndër-disiplinore dhe integruese. Studentët tanë zotërojnë fleksibilitet të konsiderueshëm, liri dhe pavarësi në programet e tyre akademike. Studentët marrin një rol aktiv në përcaktimin e programeve të tyre mësimore nën udhëheqjen e një komiteti të përcaktuar nga departamentet përkatëse.

Studentët të cilët përfitojnë nga programet tona, janë të apasionuar në fushën e tyre të studimit. Shumë prej tyre përfitojnë bursa në rang kombëtar dhe janë të njohur për kërkimet dhe angazhimet e tyre publike dhe kanë dhënë kontribute origjinale dhe të rëndësishme në disiplinat e tyre.

Në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër), ne besojmë se studentët e masterit në masë të madhe përmirësojnë jetën intelektuale të shkollës dhe ne jemi të përkushtuar për t'ju ndihmuar ju në arritjen e suksesit, studimet dhe kërkimet tuaja. Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) ka një shumëllojshmëri programesh që janë projektuar për t'ju ndihmuar në arritjen e suksesit në studimet tuaja.

Edhe një herë, mire se erdhët në Zyrën e Koordinimit të Programeve Master, ju uroj suksese në fillimin e studimeve tuaja pasuniversitare.

Dr. Adem Balaban.

Përgjejës i Zyrës së Koordinimit të Programeve Master