Si të aplikojmë?

A.    PRANIMI I PARAREGJISTRIMIT TË STUDENTËVE

Studenti që e ka vendosur se cilin program dëshiron të bëjë kërkesë (aplikojë), shkon tek zyra e përzgjedhjes dhe  pranimit dhe plotëson formularin e aplikimit. Pastaj përgatit një dosje, e cila do t’i dërgohet sekretarisë të departamentit përkatës. Sekretaria e departamentit përkatës i dorëzon Komitetit Shkencor dosjen e plotësuar të studentit kandidat. Vendimi i pranimit të Komiteti Shkencor, kalon në fakultetin përkatës dhe në Zyrën e Koordinimit të Programeve Master.   

      * Dokumentet që duhet të gjenden brenda dosjes, që do t’i dorëzohen Komitetit Shkencor:

·         Fotokopje e diplomës “Bachelor”.

·         Lista e notave origjinale (Transkript).

·         CV.

·         Letër motivimi me jo më pak se 250 fjalë, ku shpjegon arsyen se pse do të kryejë studimet “Master” në këtë degë.

·         Formulari i aplikimit (bashkë me një fotografi).

·         Studimet që ka kryer më përpara (Bachelor+program studimi) si dhe lloji i punës (fakultative)


 

B.     VENDIMI I KOMITETIT SHKENCOR TË DEPARTAMENTIT

Komiteti Shkencor i departamentit është një komision i cili përcaktohet nga përgjegjësat e departamenteve dhe miratohet nga dekanati. Ky komision shqyrton dosjet e paraqitura nga vetë departamenti dhe në rast se e sheh të nevojshme, nxjerr vendimin për ta marrë studentin në provim, apo në intervistë. Në fund të vlerësimit merr vendimin nëse studenti PRANOHET ose REFUZOHET dhe këtë vendim ia bën të ditur përgjegjësit të departamentit përkatës. Shefi i departamentit me anë të një shkrese të miratuar nga dekani, i paraqet me shkrim rezultatin e dosjes Zyrës së Koordinimit të  Programeve Master. Fotokopje të dosjeve të studentëve kandidatë, së bashku me vendimin e bashkëngjitur, dorëzohen në Zyrën e Koordinimit të  Programeve Master.


C.     NJOFTIMI I STUDENTIT PËR VENDIMIN

 

Zyra e Koordinimit të Programeve Master, në bazë të vendimit që vjen nga departamenti përkatës, përgatit LETRËN E PRANIMIT dhe ia përcjell studentit.


D.    REGJISTRIMI

Studentët që marrin LETËR PRANIMI duhet të plotësojnë dokumentet e nevojshme dhe duhet t'i paraqitin ato tek Zyra e Sekretarisë Mësimore. Plotësimi i këtyre dokumentave bën të mundur përfundimin e procesit të regjistrimit.

Dokumentet që do i dorëzohen Zyrë së Sekretarisë Mësimore:

1.     Formulari i aplikimit.

2.      Letër pranimi.

3.      CV (Shqip).

4.      Fotokopje e noterizuar e diplomes universitare.

5.      Listë notash të studimeve bachelor.

6.      Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.

7.      6 fotografi.

8.      Fatura e pagesës.

9.      Leje qëndrimi (për studentët e huaj).