Kriteret e përzgjedhjes

 

Kriteret për pranimin e studentëve në programet e studimit të ciklit të dytë, për vitin akademik 2016-2017, janë:

  1. Mesatarja e studimeve të ciklit të parë, në masën 70%.
  2. Intervista nga komiteti shkencor i departamentit përkatës, në masën 30%.
  3. Përshtatmëria e programit të studimit pararendës me atë për të cilin aplikon, sipas përcaktimit të bërë në rregulloret specifike të programeve të ciklit të dytë.
  4. Plotësimi i kushtit të mbrojtjes së një prej pesë gjuhëve të huaja në nivelin B1, sipas përcaktimit në udhëzimin nr.52, datë 3.12.2015.
  5. Plotësimi i kushtit të mjaftueshmërisë së gjuhës së studimit, për programet në gjuhë të huaj.